Koeman me mesazh për Messin: E vështirë të pranohet se ti nuk do të jesh më te Barcelona

Koeman me mesazh për Messin: E vështirë të pranohet se ti nuk do të jesh më te Barcelona

Ronald Koeman i është bashkuar atyre që tashmë kanë nisur mesazhet përshëndetëse për lojtarin më të mirë në historinë e Barcelonës, Lionel Messi.

Trajneri i Barcelonës ka shprehur keqardhjen e tij që Leo nuk do të jetë më me fanellën e Barcelonës.

Po ashtu, ai ka falënderuar gjashtë herë Topin e Artë për punën që ka bërë gjatë sezonit që kanë kaluar së bashku te Barca, duke u shprehur i mahnitur me etikën e punës.

“Është akoma e vështirë të pranohet se ti nuk do të luash më me skuadrën e Barcelonës. Faleminderit për të gjitha që ke bërë për klubin, Leo. Unë kam shijuar sezonin që kemi punuar bashkë. Jam i impresionuar me etikën tënde të punës dhe etjen për fitore. Kjo të bën ty lojtarin më të mirë në botë. Tani, të dëshiroj të gjithë të mirat, ty dhe familjes”, ka shkruar Koeman, përcjell Periskopi.

Koeman do ta ketë të vështirë të konsolidojë tashmë skuadrën pa liderin e saj, Lionel Messi.

Mesazhet e Koeman dhe shokëve të skuadrës për Messin veçse konfirmojnë atë që dje ka thënë Laporta, se nuk ka kthim mbrapa në çështjen Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: