Pedri vendos rekord personal – askush nuk ka bërë sikur ai këtë sezon

Pedri vendos rekord personal – askush nuk ka bërë sikur ai këtë sezon

Ylli i skuadrës së Barcelonës, Pedri Gonzalez, ka vendosur një rekord fantastik në ndeshjen kundër Brazilit.

Finalja e Lojërave Olimpike Tokyo 2020 mes Spanjës dhe Brazilit pa të startonte yllin e Barcelonës, Pedri Gonzalez, nga minuta e parë.

Me mundësinë e dhënë nga Luis Enrique, Pedri tashmë është lojtari me më së shumti paraqitje këtë edicion, përcjell Periskopi.

Ai është paraqitur në plot 73 ndeshje, përfshirë këtë kundër Brazilit. Kësisoj ai ka kaluar Bruno Fernandes të Manchester United.

Ky rekord merr vlerë edhe më të madhe kur kujtojmë faktin se Pedri është vetëm 18 vjeç. /Periskopi/

Shpërndaje në: