Pas Messit, edhe Aguero dëshiron të largohet nga Barcelona

Pas Messit, edhe Aguero dëshiron të largohet nga Barcelona

Sergio Aguero thuhet se po kërkon të largohet nga Barcelona, vetëm dy muaj pasi u bashkua.

Aguero u ka thënë avokatëve të tij që të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kontrata e ti, pas largimit të bashkatdhetarit të tij argjentinas.

Ish sulmuesi i Manchester Cityt kishte thënë ai u bashkua me Barcelonën sepse donte të luante me mikun e tij të ngushtë dhe fituesin e gjashtë të Topit të Artë, Messin.

Vetëm disa ditë para se të bashkohej me Barçën, Aguero po vononte nënshkrimin e marrëveshjes, në mënyrë që të ishte i sigurt se Messi do të qëndronte përfundimisht.

33 vjeçari  është zemëruar që Messi është larguar pasi iu premtua se të dy do të luanin së bashku dhe se çështjet kontraktuale të Messit do të zgjidheshin, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Marrëdhënia e ngushtë e Agueros me Messin dhe Neymar mund të jetë një faktor kyç që ai të dëshirojë të transferohet në PSG.

Shpërndaje në: