Raportohet se Neymar ia ka ofruar numrin 10-të në fanellë Messit

Raportohet se Neymar ia ka ofruar numrin 10-të në fanellë Messit

Neymar e dëshiron Lionel Messin në Paris Saint-Germain aq shumë saqë ai i ofron fanellën e tij me numrin 10-të ish-shokut të tij të skuadrës.

Përpjekja e PSG -së për argjentinasin tashmë është e ditur dhe janë duke shpejtuar që të realizojnë marrëveshjen.

Klubi dëshiron të nënshkruajë me të dhe po kështu edhe Neymar, i cili luajti me Messin për katër sezone te Barcelona para se të nisej për në Paris në vitin 2017.

Dhe duket se braziliani po bën çmos për të joshur argjentinasin në Parc des Princes këtë verë.

Mediat franceze RMC Sport nëpërmjet Get French Football Neës pretendojnë se Neymar ka ofruar fanellën e tij me numrin 10 te Messi.

Sidoqoftë, raportimi vazhdon duke bërë të ditur se fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë ka refuzuar ofertën e Neymar, edhe nëse ai ribashkohet me 29-vjeçarin në Francë.

Largimi i Messit nga Barca ka tronditur botën e sportit, me presidentin e klubit Joan Laporta duke shpjeguar situatën në një konferencë për shtyp.

 

Shpërndaje në: