PSG rezervon Kullën e Eiffelit për 10 gusht – Spekulohet se po organizohet spektakël për Messin

PSG rezervon Kullën e Eiffelit për 10 gusht – Spekulohet se po organizohet spektakël për Messin

Spekulimet për të ardhmen e Lionel Messi nuk kanë të ndalur dhe PSG është një nga skuadrat më të përmendura.

Skuadra nga kryeqyteti i Francës tashmë ka nisur kontaktet e para, madje edhe ylli i tyre, Neymar, po ndihmon në këtë çështje.

Sipas raportimeve nga ‘El Chiringuito’, PSG kanë rezervuar Kullën Eiffel, për datën 10 gusht, transmeton Periskopi.

Thuhet se arsye për këtë mund të jetë ndonjë plan spektakolar për të njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes me Lionel Messi. Madje, këtë e kemi parë edhe më herët nga parisienët, kur vendosnin emrin e Neymar në një nga ato që njihen në shtatë mrekullitë e botës.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund që shumë lehtë të vazhdojë aventurën e tij në Ligue 1. /Periskopi/

Shpërndaje në: