Tebas hedh benzinë në zjarr, implikon Florentino Perez si arsye për largimin e Messit nga Barcelona

Tebas hedh benzinë në zjarr, implikon Florentino Perez si arsye për largimin e Messit nga Barcelona

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka filluar t’i nxjerr të palarat e Joan Laporta, pas konferencës për shtyp që pati ky i fundit.

Laporta ka tentuar të shpjegojë se Barcelona duhej të përfshihej në një projekt të rrezikshëm për klubin, nëse donte vazhdimin me Messin, por këto po i përgënjeshtron Tebas (të dy i referohen marrëveshjes me CVC).

Tebas po insiston se Barcelona ishte në rregull me marrëveshjen për CVC disa ditë më parë, por pasi kanë folur me “dikë” siç thotë ai, duke aluduar në Florentino Perez, ata kanë ndryshuar mendje dhe janë tani kundër kësaj marrëveshje, transmeton Periskopi.

“Ja si qëndron puna. 72 orë më parë, Joan Laporta shpjegoi në mënyrë perfekte operacionin. Ata do të merrnin pjesë dhe ishin mbështetës. Çfarë ndodhi? Te Barca dikush foli me dikë…”, ka thënë Tebas.

Është pikërisht anulimi i marrëveshjes me CVC ajo që i humbi një shumë të konsiderueshme të parave skuadrës së Barcelonës. Kësisoj, në këtë krizë ekonomike, Barca u obligua të ndajë rrugët me ikonën e skuadrës, Lionel Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: