‘AS’: Chelsea kërkon takim me Messin

‘AS’: Chelsea kërkon takim me Messin

Se sa rëndësi ka Lionel Messi në botën e futbollit tregon edhe fakti se si nuk kanë të ndalur raportimet për të, që prej njoftimit se nuk do të jetë më te Barcelona.

Trajnerë të njohur si Mauricio Pochettino, Jurgen Klopp, Pep Guardiola etj janë përfshirë në spekulimet për të ardhmen e Leos.

Shumë medie e lidhin lojtarin me skuadra si PSG e Manchester City, por së fundmi në garë është edhe Chelsea.

Sipas raportimeve të ‘AS’, Chelsea janë duke kërkuar një takim me Messin, transmeton Periskopi.

‘Blutë’ janë afër marrëveshjes me Romelu Lukaku, por mund të ndodh që ato shpenzime t’i drejtojnë kah Leo Messi.

Nuk ka ndonjë konfirmim që argjentinasi ka kontaktuar me londinezët, por kjo mund të ndodh në orët e ardhshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: