Guardiola me lëvdata për Grealish – justifikon edhe shpenzimet duke treguar se si arrihen ato

Guardiola me lëvdata për Grealish – justifikon edhe shpenzimet duke treguar se si arrihen ato

Pep Guardiola ka justifikuar transferimin e Jack Grealish te Manchester City, që u kompletua për shumën e 100 milionë funteve.

Trajneri spanjoll kritikohet shumë për shpenzimet e tij “të pakontrolluara”, megjithatë, para medieve ai nuk është turpëruar fare sot, madje ka dhënë edhe arsyetimet dhe recetën se si arrihen këto transferime.

“Kur mund të shpenzojmë këtë shumë të parave, mundemi sepse kemi shitur përafërsisht lojtarë në vlerë prej 60 milionë funteve”, ka thënë Guardiola, transmeton Periskopi.

“Ne shesim lojtarë të rinj nga akademia, grumbullojmë 60 milionë funte dhe mund të shpenzojmë më pas 100 milionë, përndryshe nuk mund të jetë e mundur”, ka shtuar trajneri.

Tutje, përveç shumës së paguar, Guardiola ka dhënë disa komente edhe për mënyrën e lojës së lojtarit.

“Ai mund të luajë përpara sigurisht, më shumë në të majtë, por mund të luajë edhe si anësor, mesfushor-sulmues, sulmues, dhe shumë pozita tjera”, ishte komenti i Pep.

“Ai tha se dëshironte të luante për Man City, prandaj është mirë që e kemi këtu.”

Jack Grealish është bërë shitja më e shtrenjtë në historinë e Aston Villa dhe njëkohësisht është futur në mesin e transferimeve më të shtrenjta në Premierligë. /Periskopi/

Shpërndaje në: