Pochettinos nuk i intereson për Messin, jep përgjigje brutale kur pyetet për të

Pochettinos nuk i intereson për Messin, jep përgjigje brutale kur pyetet për të

Mauricio Pochettino ka dhënë një përgjigje brutale pasi është pyetur për situatën e Lionel Messi.

Trajneri argjentinas është në krye të stolit të PSG, skuadër kjo që po lidhet ngushtë me Messin, në raportimet e fundit, pasi është bërë e ditur që lojtari më i mirë në botë nuk do të jetë më me Barcelonën.

I pyetur së fundmi nëse Messi do t’i bashkohet PSG, Pochettino nuk mund të shprehej më i painteresuar.

“Ne e dimë çfarë ndodhi dje mes Messit dhe Barcës, por fokusi im është vetëm te Troyes”, ka thënë Pochettino, transmeton Periskopi.

“Nasser dhe Leonard janë duke punuar fuqishëm për të përmirësuar skuadrën tonë”, shtoi ish trajneri i Tottenham.

Messi thuhet se tashmë ka pranuar kontaktet e para nga PSG dhe francezët janë duke avancuar në negociatat me të. /Periskopi/

Shpërndaje në: