Nuk përmbahet Tebas, i reagon përsëri Laportas

Nuk përmbahet Tebas, i reagon përsëri Laportas

Pas konferencës për shtyp nga Joan Laporta, duket se ka filluar një luftë mes tij dhe presidentit të La Liga, Javier Tebas.

Tebas i kishte reaguar më herët presidentit të Barcelonës duke thënë se po interpreton gabim çështjen e marrëveshjes me CVC.

Vetëm pak minuta më vonë, Tebas ka lëshuar edhe një tjetër reagim në Twitter, duke goditur përsëri presidentin ‘Blaugrana’.

“Ju më herët flisnit se si ne jemi të varfër. Tani që vlerësohemi me 24,250M, dhe kemi akses më shumë në partnerë për t’u rritur, ju po shqetësoheni për të hyrat në të ardhmen në La Liga, të cilat i shihnit si të vdekura. Jeni gabim. Do të na shohin të gjithë”, ka thënë Tebas, transmeton Periskopi.

Tani, duket sikur e gjithë çështja mes Laporta dhe Tebas është kthyer në luftën sa i përket marrëveshjes me CVC, e që duket të ketë ndikuar edhe në regjistrimin e Lionel Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: