Presidenti i La Liga, Tebas i reagon Laportas për interpretimin ‘e rrejshëm’
Presidenti i La Liga, Javier Tebas, i është kundërpërgjigjur presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.
Laporta ka insistuar se dështimi i vazhdimit me Messin vjen si pasojë e rregullave të La Liga, dhe ndaj këtyre fjalëve nuk ka qëndruar i heshtur Tebas, i cili ka thënë se problemi nuk duhet interpretuar kështu.
“Përshëndetje Joan Laporta. Ju e dini që operacioni CVC nuk hipotekon të drejtat televizive të Barcelonës për 50 vite. Ajo që bën është se ato marrin vlera më të mëdha për të gjitha klubet që ju të keni mundësi të hipotekoni fondet tuaja dhe të zgjidhni borxhin e madh. Kështu iu është kumtuar orë më parë. Zgjidhje”, ka thënë Tebas.
Marrëveshja CVC do të obligonte Barcelonën të përfshihej në shitjen e të drejta televizive për 50 viteve. Këtë marrëveshje e refuzuan mbrëmë Real Madrid dhe Barcelona, dhe thuhet se një pjesë e barrës për pamundësinë e vazhdimit të Messit lidhet edhe me këtë marrëveshje.
Sipas fjalëve të Tebas, arsyetimet e Laporta dalin të jenë vetëm fjalë që largojnë përgjegjësinë për largimin e Messit nga ‘Camp Nou’. /Periskopi/