Laporta flet për reagimin e kapitenëve tjerë: Duhet të tregojnë se dinë të fitojnë edhe pa Messin

Laporta flet për reagimin e kapitenëve tjerë: Duhet të tregojnë se dinë të fitojnë edhe pa Messin

Largimi i Lionel Messi nuk është pritur aspak mirë nga kapitenët tjerë të skuadrës së Barcelonës.

Messi ishte kapiteni i parë, por në listë ishin edhe emra si Sergio Busquets e Gerard Pique, të cilët duket se nuk e kanë pritur mirë largimin.

“Kam biseduar me ta në telefon. Mendoj se është moment i rëndësishëm në historinë e Barcës. Të gjithë po prisnin që Leo të kthehej në stërvitje dhe iu thash se kjo nuk do të ndodhte. Ata duhet të tregojnë se dinë të fitojnë edhe pa të”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

“Iu kam kërkuar kapitenëve përfshirje të plotë. Ata duhet të sigurohen se shpirti i skuadrës është i fortë. Ne duhet të integrojmë lojtarë të rinj dhe të rinjtë janë mirë. Ata duhet të përkrahin klubin në maksimumin e tyre”, shtoi presidenti. /Periskopi/

Shpërndaje në: