Si iu kumtua lajmi Messit dhe çfarë kërkoi ai? Laporta përgjigjet në pyetjet e gazetarëve

Si iu kumtua lajmi Messit dhe çfarë kërkoi ai? Laporta përgjigjet në pyetjet e gazetarëve

Lionel Messi përfundimisht nuk do të vazhdojë aventurën e tij në ‘Camp Nou’.

Pas 18 viteve të jashtëzakonshme, Lionel Messi dhe Barca do të ndajnë rrugët, ndonëse sipas presidentit të skuadrës, pa dëshirën e tyre.

Marrëveshja ishte arritur, por La Liga anuloi gjithçka. Si iu kumtua lajmi Messit dhe çfarë kërkoi argjentinasi?

“Ai dëshironte qëndrimin. Ai e di se kjo është shtëpia e tij”, tha Laporta, transmeton Periskopi.

“Dy ditë më parë unë erdha në përfundim se kjo nuk ishte mjaftueshëm dhe aty bisedova me babanë e Leos.”

“Ata nuk kërkuan asgjë jashtë limiteve normale të negociatave. Asgjë që do ta bënte kontratën të pamundur. U pajtuam, por nuk e zyrtarizuam dot marrëveshjen”, shtoi Laporta.

Duket se gjithë presionin për largimin e Messit nga La Liga, Laporta po ia drejton presidentit të ligës, Javier Tebas. /Periskopi/

Shpërndaje në: