Yllka e futbollit rrëfehet: Më detyruan të zhvishesha, të bëja striptiz që ta dëshmoja se isha grua

Yllka e futbollit rrëfehet: Më detyruan të zhvishesha, të bëja striptiz që ta dëshmoja se isha grua

Futbollistja Tabitha Chawinga ka kërkuar nga autoritetet e futbollit të Malauit që të punësojnë roje për të mbrojtur gratë nga abuzimet në të gjitha nivelet e futbollit.

Chawinga, që u bë futbollistja e parë nga Malaui që ka nënshkruar kontratë me një ekip evropian kur iu bashkua ekipit suedez Krokom/Dvarsatts IF në vitin 2014, tha që e kishin detyruar të bënin striptiz në publik gjatë një ndeshjeje që të dëshmonte se ishte grua.

Ajo shtoi se ishte ngacmuar vazhdimisht në mediat sociale për dukjen e saj, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

“Nuk dua që të tjerët të përjetojnë të njëjtën gjë. Kjo më bën të mendoj, nëse ata do ta fyenin dikë që sapo e takojnë në fushë futbolli, çka do të më bënin po të isha pjesë e familjes së tyre. A do të më vrisnin?” – tha ajo në një intervistë telefonike nga Kina, ku luan me ekipin Wuhan Jianghan.

25 vjeçarja, që ishte kapitene e ekipit kombëtar të Malauit dhe ishte e ranguar mes 100 futbollisteve më të mira në botë, tha që ndërsa luante për një ekip vajzash për ekip shkolle ishte detyruar të zhvishej para ekipit kundërshtar që të dëshmonte se ishte vajzë. Kundërshtarët nuk besonin që ishte vajzë shkaku i dukjes fizike dhe shkaku që luante shumë mirë.

“Kurrë nuk kam qenë më e dërrmuar dhe kam qarë nga turpi që duhej të ekspozohesha.” – shtoi ajo.

Më tej, ajo shtoi se e kishte lënë futbollin për një vit shkaku i atij episodi.

E njëjta gë i kishte ndodhur edhe një vit më pas kur luante për ekipin Lilongwe.

“Po merrnim pjesë në një ndeshje të Kupës Presidenciale dhe për herë të parë udhëtuam për në Blantyre për të luajtur kundër Blantyre Zero. Ishte shumë e vështirë, lojë e vështirë, dhe ndërsa po luanim, mu desh të zhvishesha mu në fushën e lojës,” tha Chawinga. /Periskopi

Shpërndaje në: