Formacioni i mundshëm i Barcelonës pa Messin: Gjithçka duket bosh

Formacioni i mundshëm i Barcelonës pa Messin: Gjithçka duket bosh

Ronald Koeman duhet të fillojë t’i bëjë planet pa kalkuluar në Lionel Messin.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka të ngjarë që nuk do ta ketë në dispozicion gjashtë herë lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Mbrëmë, Barcelona ka njoftuar se nuk do të vazhdojë me argjentinasin, duke bërë që kjo ngjarje të ketë vëmendjen më të madhe që nga njoftimi.

Kësisoj, situata nuk do të jetë e lehtë as për trajnerin holandez, Ronald Koeman, që tashmë duhet të mendojë për një rreshtim skuadre pa Messin.

Me shumë gjasë, faza ofensive e skuadrës ‘Blaugrana’ tashmë do të përbëhet nga emra si Sergio Aguero, Memphis Depay e Antoine Griezmann, përcjell Periskopi.

Ousmane Dembele mund t’i shtohet versionit, nëse kalkulohet në formacionin 4-2-3-1.

Më poshtë mund ta shihni një nga opsionet e mundshme, se si mund të rreshtohet Barca pa Leon. /Periskopi/

Shpërndaje në: