Konsumoni speca djegëse në mënyrë që ta zgjatni jetën

Konsumoni speca djegëse në mënyrë që ta zgjatni jetën

Edhe një herë është dëshmuar se konsumimi i specave djegës zgjatë jetën tuaj. Në SHBA në një hulumtim që është kryer në Universitetin Vermont nga hulumtuesit e Fakullteit Larner të Mjekësisë, në vitin 2015 lidhur me sëmundjet e zemrës, kancerit dhe frymëmarrjes është konstatuar se ata të cilët konsumojnë vazhdimisht speca të kuqe djegëse ulin  rrezikun e  vdekjes për 14%, ky hulumtim është mbështetur edhe nga një studim i ri që është zhvilluar.

Sipas rezultateve përfundimtare të një studimi që është publikuar në revistën ‘’PLOS ONE’’ konsumimi i specit të kuq djegës ul rrezikun e vdekjes për 13%, sidomos tek personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe nga paraliza.

Sipas të dhënave të anketës lidhur me të ushqyerit e shëndetshëm, hulumtuesit në këto 23 vitet e fundit i analizuan të dhënat e anketave të 16 mijë personave dhe ky hulumtim është klasifikuar në bazë të atyre që kanë konsumuar speca djegës.

Në bazë të hulumtimit të  udhëhequr  nga Prof.Dr. Benjamin Littenberg dhe nga ekipi i tij është konstatuar se ata të cilët konsumojnë vazhdimisht speca djegës e ulin rrezikshmërinë e vdekjes për 13%.

 

Shpërndaje në: