Jack Grealish kapet duke u larguar nga kompleksi i Man Cityt pas testeve mjekësore, para transferimit 100-milionësh
Jack Grealish është vënë re duke u larguar pas testeve mjekësore nga kompleksi i Manchester Cityt, para transferimit rekord në Premier League prej më shumë se 100 milionë eurove.
Ylli i Aston Villas, 25-vjeçar, ka qenë shumë i lidhur me një kalim në ‘Etihad’, ku pritet të kalojë së bashku me Harry Kanen, transmeton Periskopi.
Dhe tash, Grealish ka bërë një hap të madh drejt transferimit, pasi kompletoi testet mjekësore.
Të mërkurën, u raportua se kapiteni i Villas kishte arritur në Mançester ku do t’i kryente formalitetet e transferimit.
Vetëm 24 orë më vonë, Grealish u pa duke u larguar nga kampusi i Cityt.
Transferimi pritet të konfirmohet zyrtarisht brenda orëve të ardhshme. /Periskopi.com/