Yjet e Man Unitedit ndalen në një restaurant të vogël dhe bëjnë porosi enorme, njerëzit mbetën të habitur
Lojtarët e Manchester Unitedit shkaktuan ‘trazira’ në mesin e popullatës civile, derisa vizituan një restaurant në Dundee.
Paul Pogba, Harry Maguire dhe të tjerët u filmuan duke dalë nga autobusi për të ngrënë në një restaurant të vogël, transmeton Periskopi.
Kjo ndodhi derisa superyjet e skuadrës po vijonin një kamp stërvitës në Universitetin ‘St Andrews’, derisa po përgatiten për sezonin e ri në Premier League.
Një listë e porosive të tyre është publikuar në rrjetet sociale, me fansat të intriguar ta kuptojnë çka kanë porositur të gjithë.
Shumë prej tyre porositën biftek, me hamburgerët që poashtu ishin të popullarizuar në këtë listë, derisa Luke Shaw kishte porositur patate të fërguara. /Periskopi.com/