Horoskopi i gushtit, cilat janë shenjat me fat të muajit të nxehtë?
Dashi
Hëna e re në datën 8 gusht do jetë e vetmja mundësi të bëni një ndryshim të mirë dhe të çliroheni nga shumë kufizime që do hasni ditët e para të muajit gusht. Shumë probleme në lidhje me karrierën apo një person të rëndësishëm, i cili i tërheq të gjitha premtimet dhe ju lë shumë zbrazur ekonomikisht dhe shpirtërisht. Ka një moment rregullimi në çift pas datës 16, i cili do jetë parasja pas këtyre vuajtjeve.
Demi
Përballjet për shenjën tuaj në muajin gusht do jenë të mëdha. Si ato në lidhje me ligjin apo udhëtimet, por edhe ato familjare, do përballen me shumë pengesa. Një çlirim do ketë në datën 8 me hënën e re në Lua,n që ju sjell një frymëmarrje të mirë dhe ndryshime të mira, por më shumë sforco në çështjet familjare apo biznesin familjar. Në lidhje me punën dhe shëndetin do filloni të ndiheni pak më mirë pas datës 16 gusht.
Binjakët
Duket sikur nuk ju prek shumë fort lufta e titanëve në dhjetëditëshin e parë të gushtit. Por kujdes se rënia e disa personave të rëndësishëm nga froni ju tërheq për poshtë në ekonomi dhe në jetë sociale e dashuri. Mos u nxitoni në të njëjtën kohë të bini nga shiu në breshër dhe të pranoni një ofertë pune apo personale rreth datën 10. Dhe për ju çlirimi fillon të duket pas datës 20 gusht, kryesisht në datën 22 me hënën e plotë në Ujor.
Gaforrja
Për shenjën tuaj rruga e shpëtimit do ishte një rrugë e mesme, por ndërkohë gjatë dhjetëditëshit të parë të gushtit nuk do ketë asnjë alternativë të mesme. Madje, do ndjeni se tani duhet të merrni vendime apo të jepni llogari në çështje ekonomike, në çështje pune dhe një antagonizëm të fortë. Kujdes në të njëjtën kohë marrëdhëniet në çift. Në datën 8 do keni një mundësi çlirimi, por shumë e vogël. Në datën 22 me hënën e plotë në Ujor do kuptoni përmasat e dëmit shpirtëror.
Luani
E filloni muajin shumë fuqishëm, pasi Dielli është në shenjën tuaj, por me shumë përballje Mërkuri dhe Dielli do jenë në kundërshtim me Saturnin dhe Uranin dhe me gjithë energjitë e titanëve përfshirë edhe me Jupiterin në Ujor. Po e përballuat këtë periudhë, atëherë jeni vërtet Luan. Hëna e re në datën 8 ju jep një energji për ndryshime, por shumë e vakët. Një përmirësim vjen në datën 16 me futjen e Afërditës në Peshore që ju cilëson sipas talenteve dhe dëshirave tuaja. Në datën 22 me hënën e plotë në Ujor, kujdes nga ngarkesat emocionale dhe marrëdhëniet në çift.
Virgjëresha
Marsi, planeti i luftës, do jetë në shenjën tuaj gjatë gushtit. Por në kundërshtim me Neptunin në Peshk, nuk do bëni gjë tjetër vetëm se do luftoni me mullinjtë e erës. Kjo do të thotë që ruajini energjitë për më vonë dhe mos i shpërdoroni sidomos gjatë dhjetëditëshit të parë të shenjës tuaj. Kujdes gjatë datës 10 dhe 11 një premtim, i cili mund të jetë shumë i deformuar apo zhgënjyes në dashuri dhe në marrëveshje ekonomike. Pas datës 16 fillon dhe përmirësohet situata juaj dhe merrni një drejtim më të qartë. Në datën 8 hëna e re në Luan vetëm sa ju kujton se gjërat që doni të bëni duan edhe pak durim. Kujdes me shëndetin në këtë periudhë. Në datën 22 i jepni fund një pune apo një cikli dhe përgatiteni për një cikël të ri.
Peshorja
Mund të themi se i keni të gjitha kundër në dashuri, ekonomi dhe në armiqësi deri në datën 16 gusht. Kujdes në datën 10 dhe 11, pasi duan t’ju futin në një kurth ekonomik apo ligjor. Kujdes takimet e fshehta, pasi duan të provokojnë skandale. Datën 8 do jetë një frymëzim apo një frymëmarrje gojë më gojë në një proces të vështirë rizgjimi. Gjysma e dytë e muajit do jetë komplet ndryshe dhe do ndieni fatin në madhështinë e tij, sidmoms në datën 22 gusht.
Akrepi
Ju do jeni në mes të betejës së titanëve që përballen; Uranit, Jupiterit, Diellit dhe Saturnit. Çfarë mund të pritet me tepër luftë se kaq? A mund të shpëtojnë disa nga planet tuaja apo dëshirat tuaja pa u ndërlikuar? Kjo do jetë e vështirë, sidomos në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji acarues. Afërdita nga shenja e Virgjëreshës mund t’ju ndihmojë deri në datën 16, por nëse nuk bëni gabime sentimentale dhe tregoni dobësi. Hëna e re në Luan, megjithëse e vuajtur, mund t’ju ndihmojë në një njohje të re dhe një reklamim pune në datën 8.
Në datën 6, kujdes në marrëdhënie me eprorët apo në çift. Do ketë përballje. Një lidhje romantike do ju gëzojë jetën në datën 16 gusht. Shumë debate dhe keqkuptime për udhëtime do keni deri në datën 11.
Shigjetari
Duket sikur dalëngadalë po rregullohen gjërat, por, në thelb, po përkeqësohen në shumë drejtime, sidomos në lidhje me punën dhe jetën personale. Megjithëse ju jeni në disa drejtime të favorizuar ligjërisht, përsëri do keni bashkëpuntorë që do t’ju ngacmojnë duke ju ngrënë si pa dashje pak nga pak. Një udhëtim me jashtë mund të shkojë keq, por edhe një sqarim me dikë në partneritet apo në çift mund të shkojë keq gjatë dhjetëditëshit të parë të gushtit.
Mbas datës 16 do ndjeni më shumë qetësi dhe mirëkuptim dhe begati. Në datën 8 hëna e re në Luan do t’ju japë një shtysë të mirë për të bërë ndryshime dhe për të flirtuar.
Bricjapi
Ndoshta për vete nuk do ndiheni shumë të kënaqur dhe kjo do t’ju bëjë të bëni gjithçka që edhe të tjerët të mos jenë të kenaqur shumë. Në dashuri do kaloni një periudhë të vështirë në datën 6 dhe 7 gusht.
Po kështu edhe në ekonomi. Një person me pushtet, ndoshta do t’ju bëhet pengesë dhe do ju marrë fatin në dashuri. Në datën 10, kini kujdes nga një çështje ligjore ekonomike. Por në datën 16 fillon ta rimerrni veten në lidhje me karrierën dhe çlirimin psikologjik e personal. Mos investoni në datën 22.
Ujori
Duket sikur po i përballni të gjithë me të gjitha për të sjellë ndryshimin e madh në jetën tuaj, por edhe të të tjerëve. Luanët që nuk i duroni dot, do përpiqeni t’i pengoni kaq shumë, saqë ata do ta ndiejnë veten të pamundur përballë jush dhe gjërave që duan të bëjnë.
Saturni në shenjën tuaj do jetë xhandari i të gjithëve dhe frenuesi në çdo parregullsi. Hëna e re në Luan në datën 8 mund t’ju sjellë një propozim të ri bashkëpunimi dhe bashkëjetese.
Në datën 16 mund të festoni një ringritje në jetën tuaj profesionale dhe kontakte me jashtë vendit e udhëtime. Data 6 sjell ndryshime që, në dukje, duken të vështira, por që mund të premtojnë në të ardhmen. Jeni titan dhe duhet ta tregoni këtë.
Peshqit
Me ju gjërat duken më të thjeshta këtë muaj, megjithëse do keni sherre dhe debate në lidhje me punën dhe ndryshime të papritura të planeve. Por Aferdita në Virgjëreshë përballë shenjës suaj ju fton për pak më shumë mend në kokë dhe ju vë në një program pune dhe bashkëpunimi.
Po kështu, edhe në jetën erotike, megjithese ju jeni shumë romantik këtë periudhë për të marrë një drejtim. Kujdes nga një zhgënjim në datat 10 dhe 11 në çështje ekonomike dhe erotike. Në datën 16 do filloni të çliroheni dhe do keni njohje më të mira. Në datën 22 do jeni shumë të ngarkuar psikologjikisht.