ZYRTARE: Ballkani përforcohet me Theophilus Solomon

Ballkani ka kompletuar transferimin me nigerianin, Theophilus Solomon.
Solomon ka nënshkruar për dy vite dhe prezantimi do bëhet në ditët e ardhshme.
Komunikata e plotë e Ballkanit pa ndërhyrje:
“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Theophilus Solomon është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me sulmuesin nga Nigeria. Prezantimi i sulmuesit do të bëhet ditët në vijim në Suharekë.
Solomon ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Partizanit teksa më pas u transferua në ekipin e Qadsia Fc ne Kuvajt para se të firmosë me Ballkanin. Sulmuesi 25-vjeçar, ka qenë më parë edhe pjesë e Rijekas, Ujpest e Omonia Nikosia.
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit shtatlartë dhe suksese me fanellën e klubit tonë.
Na priftë e mbara Suharekë”, shkroi klubi në Facebook.