Zhytja më e dobët në histori – kandezja u vlerësua me 0 pikë nga juria
Atletja kanadeze do të mbetet në histori të Lojërave Olimpike, por për fatin e saj të keq, do të mbetet në historinë e zezë
Zhytësja kanadeze, Pamela Ware, ka regjistruar një rezultat me 0.0, më i dobëti ky i parë në vitet e fundit.
Në atë që ishte paraqitja e saj e dytë në Olimpiadë, Ware u përpoq të pakte finalen, me një kërcim që vlerësohet me vështirësi të shkallës 3.5.
Në tentimin për të bërë manovrën e saj, kanadezja rrëshqiti duke prodhuar kështu një moment sa të dhimbshëm, aq edhe komik, përcjell Periskopi.
Rezultati i jurisë për të ishte i pamëshirshëm, duke u vlerësuar me 0 poena.
Më poshtë mund ta shihni videon e zhytjes më të dobët në histori. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=-anFUlEF8Uc