Barcelona prinë garën për Saul Niguez
Barcelona janë shumë afër që të sigurojnë shërbimet e mesfushorit spanjoll, Saul Niguez.
Saul është në listën e dëshirave të Ronald Koeman dhe më herët gjatë merkatos është raportuar për një shkëmbim të mundshëm Antoine Griezmann – Saul Niguez, por ky opsion është tashmë i dështuar.
Megjithatë, gjasat për Barcelonën nuk janë shuar. ‘AS’ shkruan se Barcelona vazhdon të jetë në ‘Pole-position’ për kartonin e Saul, transmeton Periskopi.
Interesim për lojtarin më herët kishin shfaqur edhe skuadra e Liverpool, por edhe ajo e Man United.
Barcelona është në një krizë ekonomike, por kjo nuk po e pengon që të jetë serioze për Saul. /Periskopi/