Të gjithë po tallen me Neymar – barku i tij duket se shpërfaq pushimet luksoze të brazilianit

Të gjithë po tallen me Neymar – barku i tij duket se shpërfaq pushimet luksoze të brazilianit

Pushimet verore të Neymar duket se kanë qenë aq të mira saqë ylli ka shtuar peshë të madhe.

Disa foto të publikuara nëpër rrjetet sociale tregojnë një gjendje aspak të mirë fizike të lojtarit të Paris Saint Germain, Neymar.

29 vjeçari vazhdon të jetë akoma me pushime, pasi u paraqit me kombëtaren e Brazilit në ndeshjet e Kupës së Amerikës, ku në finale u mposht nga Argjentina e Lionel Messit.

Lojtari ka shijuar aq shumë pushimet, saqë tani barku i tij ngjason me atë të Eden Hazard dikur, apo Gonzalo Higuainit.

Neymar pritet të mungojë në ndeshjen hapëse të PSG në Ligue 1, kundër Troyes. Ai mungoi edhe në finalen e Superkupës.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi të tjera të Neymar, me fizikusin e tij jashtë forme. /Periskopi/

Shpërndaje në: