Shndërrim total brenda natës – Lakers nënshkruajnë me katër lojtarë
Los Angeles Lakers janë duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të rikthyer titullin e kampionit në ‘Staples Center’.
Në kohën kur po ndodhin shkëmbimet në NBA, Lakers janë duke tentuar të sigurojnë një grup lojtarësh sa më të mirë, krahë emrave si LeBron James e Anthony Davis.
Ditë më parë skuadra arrinte marrëveshje me Russell Westbrook, kurse gjatë natës së kaluar, ata kanë siguruar edhe katër nënshkrime.
Trevor Ariza është një nga emrat. Ai aktivizohet në pozitën 3, dhe shquhet për saktësinë nga jashtë perimetrit, si dhe për lojën e mirë defensive. Lojtari do të jetë me Lakers për 1 vit.
Një tjetër emër është ai i Wayne Ellington, që po ashtu ka arritur marrëveshje një vjeçare, përcjell Periskopi.
Një nga lëvizjet më të komentuara ishte ajo e Dwight Howard, qendrës me shumë përvojë që kthehet për herë të tretë te Lakers. Kurse, lojtari i katërt është Kante Bazemore, majtaku që do të shërbejë për një vit.
Përveç katër afrimeve të reja, Lakers mbrëmë kanë ndarë rrugët me Alex Caruso, me lojtarin që ka shkuar në drejtim të Bulls.
Mbetet të shihet se si do të funksionojë kimia mes këtyre emrave te Lakers. /Periskopi/