Nga Chelsea drejt Serie A – ky është plani që po përgatitet për Armando Brojën

Nga Chelsea drejt Serie A – ky është plani që po përgatitet për Armando Brojën

Talenti në rritje i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, mund të vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, lojtari i Shqipërisë, kartonin e të cilit e mbanë skuadra e Chelsea, Armando Broja, ka tërhequr interesimin e skuadrës së Udinese.

Është Fabrizio Romano ai që thotë se Udinese dëshiron ta ketë lojtarin në formë huazimi, transmeton Periskopi.

Broja kishte rinovuar kontratën e tij me Chelsea pak ditë më parë, por vështirë se do të ketë hapësira në skuadrën e parë.

Një huazim, siç Udinese e kërkon deri në qershor të vitit 2022, do të mund të ndikonte shumë në zhvillimin e tij si lojtar.

Broja ishte në huazim edhe sezonin e kaluar, kur luante në Eredivisie. Mbetet të shihet nëse ai prapë do të largohet në formë huazimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: