Gjysmëfinalet e Lojërave Olimpike në futboll – 4 skuadra, 4 pjesë të ndryshme të botës

Gjysmëfinalet e Lojërave Olimpike në futboll – 4 skuadra, 4 pjesë të ndryshme të botës

Laramania e përfaqësimeve në Lojërat Olimpike po vihet në pah më së miri në gjysmëfinalet e futbollit, në kategorinë e meshkujve.

Tashmë janë mësuar katër skuadrat që do të marrin pjesë në gjysmëfinalet e Lojërave Olimpike në futboll, dhe ajo që lë përshtypje është fakti se të katër skuadrat vijnë nga katër pjesë të ndryshme të globit, shkruan Periskopi.

Meksika nga Amerika Veriore, Brazili nga Amerika Jugore, Japonia nga Azia dhe Spanja nga Evropa, do të luftojnë për dy bileta që sigurojnë finalen.

Sot, me fillim nga ora 10:00 (sipas kohës sonë) luhet ndeshja mes Meksikës dhe Brazilit, ku favorite shihet skuadra Seleçao.

Kurse, në ora 13:00, Spanja dhe Japonia kontestojnë njëra tjetrën, në rrugët e tyre për një medalje ari. /Periskopi/

Shpërndaje në: