Sllovenia në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, vazhdon shkëlqimi i Doncic

Sllovenia në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, vazhdon shkëlqimi i Doncic

Rekordi pa humbje i Luka Doncic me fanellën e Sllovenisë vazhdon të jetë i paprekur, me lojtarin që tashmë shkon në 17-0.

Luka Doncic ka prirë skuadrën e tij drejt një fitoreje të madhe ndaj Gjermanisë, ku Sllovenia triumfoi me rezultatin 94:70, shkruan Periskopi.

Sllovenët e fituan secilin çerek të takimit, përjashtuar të dytin (25:14, 19:23, 22:17 dhe 28:16).

Më i dalluari te sllovenët, sa i përket pikëve, ishte Zoran Dragic, i cili kontribuoi me 27 pikë, shtuar edhe 6 kërcime e 4 asistime.

Doncic në anën tjetër shënoi 20 pikë, dhe ndihmoi edhe me tetë kërcime e 11 asistime, për double-double.

Sllovenia bëhet kështu skuadra e parë gjysmëfinaliste në Lojërat Olimpike Tokio 2020. /Periskopi/

Shpërndaje në: