AS: Vedat Muriqi në radarin e Valencias

AS: Vedat Muriqi në radarin e Valencias

Mediet spanjolle, të cilat në plan të parë kanë raportimet për sportin, thonë se Vedat Muriqi mund të përfundojë në La Liga.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e skuadrës së Valencias, transmeton Periskopi.

Po i njëjti burim bën të ditur se spanjollët e duan lojtarin kosovar në formë huazimi.

Huazimi do të mund të zgjaste një sezon, pra edhe përtej merkatos së janarit, por kjo mund të hap problem për Lazion, të cilët preferojnë ndoshta një transferim permanent.

Lojtari i kombëtares së Kosovës po teston tashmë veten në fazën parasezonale, nën urdhrat e Maurizio Sarri, dhe nuk dihet nëse do të ketë minuta të shumta me Lazion.

Mbetet të shihet nëse raportimet e ‘AS’ do të dalin të qëlluara dhe Muriqi do të kalojë në Spanjë, apo nëse ai do të vazhdojë me gjigantin italian.

Kujtojmë se më herët gjatë merkatos është spekuluar edhe për një rikthim të mundshëm të Muriqit në Fenerbahce. /Periskopi/

Shpërndaje në: