Zyrtare: Kaio Jorge i bashkohet Juventusit

Zyrtare: Kaio Jorge i bashkohet Juventusit

Skuadra e Juventus është përforcuar me një sulmues.

Braziliani Kaio Jorge do t’i bashkohet skuadrës së Juventus, për të vazhduar aventurën e tij tashmë në nivel evropian.

Faqja zyrtare e skuadrës së Santos është ajo që ka zyrtarizuar këtë lëvizje, transmeton Periskopi.

Juventus do të paguajnë 1.5 milionë euro tani, kurse 1.5 milionë në qershor të vitit 2022.

Potencialisht, Juventus do të paguajnë edhe 1 milion euro bonos.

Kai do të fluturojë drejt Torinos gjatë kësaj jave, dhe do të ketë kontratë deri në vitin 2026./Periskop/

Shpërndaje në: