Distria Krasniqi: Ndihem e lumtur që i solla medalje të artë Kosovës

Distria Krasniqi: Ndihem e lumtur që i solla medalje të artë Kosovës

Distria Krasniqi është shprehur e befasuar me pritjen madhështore që iu është bërë xhudisteve nga qytetarët e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se ndihet shumë e lumtur që arriti t’i sillte një medalje ari Kosovës, si dhe ka falënderuar mbretëreshën e xhudos, Majlinda Kelmendi, të cilën e sheh si mësuesen e rrugëtimit të saj.

“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit. Ju falënderoj për pritjen e ngrohtë. Nuk e dija se do të ishte kështu. Ndihem e lumtur që i solla Kosovës medaljen e artë”, tha Disi.

“Majlinda me punën e saj më ka bërë të besoj që çdo gjë është e mundur. Unë kam punuar shumë dhe këtu jam para jush tashmë si kampione olimpike. Do t’iu inkurajoja të gjithëve, sidomos të rinjtë që sonte janë në numër të madh që të punoni shumë për ëndrrat e juaja. Ju falënderoj që na mbështetet. Faleminderit që na ndihmuat për përgatitjet. Faleminderit Toni, faleminderit të gjithë. T’i gëzojmë këto dy medalje”, përfundoi Krasniqi.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë dy atletet e vetme nga Kosova që siguruan medalje ari në Tokio. Më herët medalje ari në Lojëra Olimpike kishte fituar Majlinda Kelmendi, në Rio 2016./Periskopi/

Shpërndaje në: