Kurti: Në Rio, Majlinda solli medaljen e parë, Distria e Nora bënë historinë duke sjellë 2 të artë

Kurti: Në Rio, Majlinda solli medaljen e parë, Distria e Nora bënë historinë duke sjellë 2 të artë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar mirëseardhje vajzave të arta të Kosovës. Ai ka falenderuar edhe Majlinda Kelmendin pavarësisht se nuk mori medalje në Tokio, shruan Periskopi.

“T’iu urojmë mirëseardhje me një duartrokitje, sepse kanë bërë historinë. Edhe pse nuk mori medalje në Tokio, ajo ka marrë zemrat tona. Me suksesin e saj ajo trazoi rrugën për atletët tjerë që të ëndërrojnë më shumë e të shkojnë më larg”, ka thënë Kurti.

“Ajo (Majlinda) i solli Kosovës medaljen e parë duke u bërë simbol i shpresës e guximit, duke treguar se me përkushtim gjithçka është e mundur. Kampione për jetë. Duartrokitje për kampionen Majlinda Kelmendi.” “Në olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e parë, kurse në Tokio, Distria e Nora bënë historinë duke sjellë 2 të artë. Një duartrokitje për Distrinë e Norën.”

“Medaljet e arta aq sa kërkojnë talent kërkojnë edhe disiplinë e motiv. Kërkojnë taktikë e  teknikë të përsosur. Tashmë të gjithë e dimë emrin e trajnerit të medaljeve. Ai e ka bërë xhudon sinonim të fitoreve duke marrë vëmendjen e gjithë neve. Ai është trajneri Driton Kuka.”

“Tri medalje të arta nga tri gra. Kjo fjali me shtatë fjalë duhet të mjaftojë për të fituar çdo debat për barazi gjinore. Faleminderit vajzave, faleminderit trajnerëve, faleminderit secilit që ndihmoi për suksesin në Tokio. Në Rio ishte hera e parë, morëm një medalje. Në Tokio hera e dytë, morëm dy medalje. Tani le të përgatitemi për të tretën në Paris, për tri e më shumë medalje.”

“Faleminderit”, përfundoi kryeministri. /Periskopi/

Shpërndaje në: