Distria jep lajm të rëndësishëm lidhur me Lojërat Olimpike të ardhshme – do të bëjë ndryshim të madh

Distria jep lajm të rëndësishëm lidhur me Lojërat Olimpike të ardhshme – do të bëjë ndryshim të madh

Distria Krasniqi po planifikon diçka shumë të rëndësishme lidhur me Lojërat Olimpike të ardhshme.

Xhudistja kosovare ka bërë të ditur se planifikon të ndërrojë kategori, për të kaluar në -52 kilogramë.

Në këtë kategori më parë ka garuar mbretëresha Majlinda Kelmendi, përcjell Periskopi.

“Kanë qenë vite të vështira. Edhe pse kemi diskutuar me Tonin. Më ka thënë se do të vjen dita kur vet do të kërkosh të kalosh në -52 kg. Kjo ditë erdhi dhe po ndihem mirë”, tha Krasniqi.

“Rezultati po shihet që ka qenë mirë që nuk jemi nxituar sepse tash u ktheva si kampione. Do të kthehem në -52 kg gjatë këtij viti. Nëse gjithçka shkon mirë, e shpresoj që po, atëherë do të vazhdojë edhe në olimpiadë. Nëse jo, shohim e bëjmë”, ka shtuar Disi.

Mbetet të shihet nëse ky plan do të rezultojë i suksesshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: