Toni Kuka flet për më shumë detaje, zbulon planet për Majlindën: Në Paris do të kemi më shumë shanse

Toni Kuka flet për më shumë detaje, zbulon planet për Majlindën: Në Paris do të kemi më shumë shanse

Driton Kuka ka dhënë disa detaje interesante lidhur me planet për punën në këtë cikël olimpik.

Deri në Lojërat Olimpike të Parisit, Driton Kuka mendon se do të ketë edhe pesë norma olimpike. Ai ka përmendur emra si Laura Fazliu, por edhe Flaka Loxha, shkruan Periskopi.

Më poshtë ua përcjellim fjalët e thëna nga Kuka, derisa po udhëton me autobus drejt Prishtinës.

“Në Rio kam qenë shumë më nervoz, pasi ishte olimpiada e parë. Me medie kam qenë më i ashpër sesa duhet, por kjo na ka bërë më preventiv në raport me njerëzit për rreth, pasi e donim shumë atë medaljen e parë të artë. Ti ishe aty. Kur të pash prapë në mesin e njerëzve që e përcjellin drejtpërdrejtë  jam ndjerë më mirë sesa në Rio.”

“Ne e kemi një formulë të suksesit, një plan-program që po funksionon. E dinim që prej pesë vetave do të sjellim medalje. E dija që do të kemi së paku dy medalje, por s’e dija cili. Të gjithë janë të aftë për medalje. Të gjithë janë në top 10 më të mirët. Dy të arta nuk i prisja, por dy medalje po.”

“Medalja e artë olimpike është që prek arritje inter-planetare. E arta olimpike me u fitu prej shtetit të Kosovës është një arritje të madhe. Nora dhe Distria vazhduan suksesin dhe më kanë sjell shumë emocion. Në këto katër ditë të garave kisha ulje-ngritje të adrenalinës. Ndonjëherë po frikësohem mos po kam sulm në zemër”, ka thënë Kuka, përcjell Periskopi.

“Majlinda duhet ta ketë kokën lartë pasi arriti gjithçka mund të arrihet. Ajo që mund të mos e bëj mirë Majlindën është çfarë unë kam ndërtuar. Ajo ka kokën e fituesit dhe kot i thua se kjo kalon. Kjo po tregon që realisht është prit që edhe Nora e Distria t’i kapin medaljet. Ne kur jemi në gjysmëfinale e dimë që nuk duhet lëshohet rasti.”

“Jemi në një pozicion më ndryshe sepse në Rio shkonim me dy garuese, me dy norma olimpike. Mendoj që me tërheq paralele mes Disit dhe Flakës është e guximshme, megjithëse Flaka është shumë e mirë. Të them të drejtën pas përfundimit të karrierës së Majlindës, (siç kemi fol deri tash), ajo nëse i bashkohet dhe duhet t’i bashkohet punës si trajner, do të kemi një kohë më shumë. Garueset që po vijnë prapa janë të hendikepuara me kohën time, pasi të kesh pesë garues është e vështirë.”

“Mendoj që këta që vijnë prapa do të kenë vëmendje më shumë. Cikli olimpik 20-24 do të ketë së paku edhe pesë norma olimpike, përveç këtyre katër. Kemi Laura Fazliun, një nga më të mirat në botë, por edhe disa garues tjerë në të dy konkurrencat./Periskopi/

Shpërndaje në: