Kuka: I gëzofshim këto medalje

Kuka: I gëzofshim këto medalje

Driton Kuka ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe që iu dha ekipit e veçanërisht e falënderoi Majlinda Kelmendin në rend të parë, shkruan Periskopi.

“Vetëm dua të falënderoj Majlindën në rend të parë, kur të gjithë botën e ngriti në këmbë, me medaljen e parë për Kosovën e vogël. Gjithë këto urime për këto medalje, vetëm një gjë më ka mbet në mendje. Patëm bërë një foto te pesë rrathët olimpik, ku patëm shkruar se do të marrim edhe dy medalje.” “I gëzofshim këto medalje. Tashmë kemi edhe dy medalje, tri në total. Nuk e kam pritë as vet. Është vërtetë kënaqësi. Falënderoj kryeministrin për pritjen si dhe presidenten që ishte atje.”

Shpërndaje në: