ZYRTARE: Chiellini rinovon kontratën me Juventus

ZYRTARE: Chiellini rinovon kontratën me Juventus

Giorgio Chiellini ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Juventus.

Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, nuk po pengohet në paraqitjet e tij në fushën e blertë as nga mosha e tij tashmë e shtyrë për një futbollist.

36 vjeçari ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij me ‘Zonjën e Vjetër’, duke synuar të luajë deri në vitin 2023.

Faqja zyrtare e Juventus ka njoftuar tashmë për rinovimin e kontratës, duke zyrtarizuar gjithçka – edhe pse për marrëveshjen u raportua edhe gjatë ditës.

Chiellini tashmë do të jetë edhe për dy vite me Juventus. /Periskopi/

Shpërndaje në: