Dallas synojnë ta blindojnë Luka Doncic – përgatitet kontratë e re multi-milionëshe

Dallas synojnë ta blindojnë Luka Doncic – përgatitet kontratë e re multi-milionëshe

Dallas Mavericks janë të vendosur që të formojnë një skuadër solide, që ngritët rreth Luka Doncic.

Ylli slloven i basketbollit ishte lojtari kyç i skuadrës së Dallas në sezonin e kaluar, duke justifikuar secilën qindarkë të fituar.

Por, ai nuk u ndal me kaq. Edhe në Lojërat Olimpike që po zhvillohen aktualisht, Doncic po regjistron super-paraqitje me fanellën e Sllovenisë, duke bindur edhe më shumë drejtuesit e skuadrës.

Nga ShBA-të raportohet se Mavericks do t’i japin lojtarit një kontratë të re pesë vjeçare, që vlen 202 milionë dollarë.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet pas përfundimit të Lojërave Olimpike. /Periskopi/

Shpërndaje në: