‘Corriere dello Sport’ lanson bombën: Ronaldo gati për largimin nga Juventus – 2 skuadra në ‘pole-position’

‘Corriere dello Sport’ lanson bombën: Ronaldo gati për largimin nga Juventus – 2 skuadra në ‘pole-position’

Duket se edhe në fushën e transferimeve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi rivalizojnë njëri-tjetrin sikur në fushën e blertë.

Në kohën kur e gjithë vëmendja është e kthyer kah Lionel Messi dhe rinovimi i tij  me skuadrën e Barcelonës, Cristiano Ronaldo është pranë një lëvizjeje mjaft interesante.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se ylli portugez është i gatshëm të largohet nga Juventus, transmeton Periskopi.

Sipas po të njëjtit burim, pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ preferon të rikthehet në Real Madrid, por ky nuk është opsioni i vetëm.

Gjiganti ekonomik, Paris Saint Germain, mbetet një nga dy opsionet për CR7. PSG do të ishte një aventurë e paprovuar për Ronaldon, dhe këtu mund të jetë avantazhi i tyre.

Mbetet të shihet nëse raportimet e ‘Corriere dello Sport’ do të vërtetohen dhe portugezi të largohet nga ‘Allianz Stadium’. /Periskopi/

Shpërndaje në: