Sport: Arrihet marrëveshja – Messi te Barcelona deri në vitin 2026

Sport: Arrihet marrëveshja – Messi te Barcelona deri në vitin 2026

E përditshmja spanjolle, ‘Sport’ ka konfirmuar gjithçka sa i përket situatës së Lionel Messi.

Ylli argjentinas, i cili aktualisht është pa skuadër, duket se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Barcelonës, skuadër me të cilën ka luajtur gjithë karrierën e tij, transmeton Periskopi.

Messi ka mbetur për herë të parë pa kontratë me Barcelonën dhe spekulimet ishin të shumta nëse ai do të vazhdonte apo jo.

Megjithatë, ‘Sport’ tashmë raporton se Messi do të jetë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2026.

Thuhet po ashtu se zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme – brenda javës së parë të gushtit.

Kujtojmë se kanë mbetur rreth dy javë nga fillimi i sezonit të ri, kurse Messi akoma nuk është kthyer në stërvitjet me Barcelonën. Kjo mund të ndikojë në fillim-sezonin e tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: