Pamje të publikuara nga një tifoz: Potezi i Bottas i pashpjegueshëm – si u krijua kaosi në Hungary GP?

Pamje të publikuara nga një tifoz: Potezi i Bottas i pashpjegueshëm – si u krijua kaosi në Hungary GP?

Kemi parë deri më tani shumë pamje të kaosit të krijuar dje në garën e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku Valtteri Bottas ‘eliminoi’ pesë garues nga pista.

Anëtari i Mercedes, Bottas, nuk kalkuloi mirë pistën që ishte rënduar nga shiu, duke bërë që të shkaktohej një aksident i madh gjatë garës.

Megjithatë, shpjegimi nuk i tregon të gjitha. Pamjet e publikuara nga një tifoz i Formula 1 që ishte në tribuna, janë befasuese.

Finlandezi duket si amator i vërtetë, ose shtynë të mendojmë se ai e bëri qëllimisht këtë aksident.

Si pasojë e aksidentit, garën para kohe e mbyllën pesë pilotë. Shihni pamjet më poshtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: