Skandali i radhës në LO: Atletja kërkon ndihmë ndërkombëtare – shteti i Bjellorusisë e largon dhunshëm nga garat
Lojërat Olimpike Tokio 2020 kanë vënë në pah probleme të ndryshme për shumë vende nëpër botë.
Kësaj radhe, skandali i radhës lidhet me vendin autoritar, Bjellorusinë, të cilët po synojnë ta largojnë nga garat dhunshëm një garuese, e cila ka shfrytëzuar rastin të ankohet për situatën politike në vendin e saj.
Bëhet fjalë për Kristina Tsimanouskaya, sprinterja që pati kritika edhe për stafin e trajnerëe, e që tash po kërkon ndihmën e policisë së Tokios. Ajo insiston se duan ta largojnë dhunshëm nga vendi dhe i ka drejtuar thirrje edhe komitetit internacional olimpik.
❗️Tsimanouskaya recorded an appeal to the IOC: “I am asking the International Olympic Committee for help, I have been pressured and they are trying to take me out of the country without my consent, so I am asking the IOC to intervene.” pic.twitter.com/rKdzYeKM0W
— Tadeusz Giczan (@TadeuszGiczan) August 1, 2021
“I bëj thirrje IOC për ndihmë. Kam presion dhe duan të më largojnë nga vendi pa lejen time. Kërkoj që IOC të intervenojë”, është mesazhi i atletes përmes një video.
Në anën tjetër, Turkish Airlines kanë thënë se atletja nuk ka bërë ‘check’ për fluturimin e saj. Fotografi janë publikuar nga aeroporti dhe situata vazhdon të jetë e paqartë. /Periskopi/