“Benjamin Button” i Italisë – Chiellini afër kontratës së re me Juventusin

“Benjamin Button” i Italisë – Chiellini afër kontratës së re me Juventusin

Giorgio Chiellini duket se do ta testojë veten e tij edhe për dy vite të tjera me fanellën e Juventus.

Lojtari 36 vjeçar pati një paraqitje të shkëlqyer në Euro 2020, duke u shpallur kampion me kombëtaren e Italisë.

Por, duket se edhe me gjithë këto vite e trofe mbi supe, Chiellini nuk është ngopur. Ai madje ndihet sikur po bëhet më i ri – si një “Benjamin Button”.

‘Sky Sport Italia’ raporton se lojtari ka arritur marrëveshje me Juventus, për të zgjatur qëndrimin në ‘Allianz Stadium’ edhe për dy vite, transmeton Periskopi.

Thuhet se njoftimi zyrtar për rinovimin tashmë është vetëm çështje orësh. /Periskopi/

Shpërndaje në: