Nuk mund të jetë i vërtetë: Goli i Pele që nuk u kap nga kamerat, i rikrijuar sipas përshkrimit të tij është thjesht qesharak

Nuk mund të jetë i vërtetë: Goli i Pele që nuk u kap nga kamerat, i rikrijuar sipas përshkrimit të tij është thjesht qesharak

Një nga golat ‘mit’, që nuk është kapur kurrë nga kamerat, tashmë është rikrijuar përmes video-lojërave, dhe është absolutisht mahnitës.

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka ndihmuar me përshkrimin e tij për golin e shënuar kundër Juventus, por që ky gol nuk është kapur kurrë nga kamerat.

Tashmë, avancimi i teknologjisë dhe video-lojërat kanë ndihmuar që ky gol të rikrijohet – por krejtësisht sipas fjalëve.

Pamjet e krijuara janë vërtetë mahnitëse, dhe ky gol mund të konsiderohej lehtësisht si më i miri në histori. I vetmi problem është nëse përshkrimi është i vërtetë.

Aty shihet Pele teksa driblon me lehtësi disa mbrojtës, e më pas edhe portierin, të gjithë në stilin e njëjtë, për të dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë – sikur në lagje, përcjell Periskopi.

Mediet britaike e kanë të pamundur të besojnë se përshkrimi për golin e Pele me fanellë e Santos, kudër Juvetus, është i vërtetë.

Më poshtë mund ta shihni videon me golin e rikrijuar dhe të vlerësoni vet nëse kjo mund të ketë ndodhur. /Periskopi/

Shpërndaje në: