Zbulohet ilaçi kundër Sida-s

Zbulohet ilaçi kundër Sida-s

Rezultatet e testeve të para të vaksinës të cilën ata e quajtën “SAV001” u botuan në revistën “Retrovirology.”

Kjo vaksinë përmban një virus, por të modifikuar që të jetë i padëmshëm për shëndetin e njeriut dhe për personin që ka marrë vaksinën të zhvillohen antitrupa për t’u mbrojtur nga virusi, raporton RT.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer për rezultatet e fazës së parë,” tha mjeku Chil-Yong Kang, udhëheqësi i projektit në Universitetin e Western Ontario.

“Mbetet për të përcaktuar nëse përgjigja imunitare e shkaktuar nga vaksina mund të parandalojë  personin e vaksinuar që të infektohet me HIV. Ne jemi plot shpresë”, thotë Kang.

Kjo është vaksina e parë e këtij lloji e cila është e lejuar të testohet në njerëz. Testet e reja, janë planifikuara për në shtator të vitit të ardhshëm, kur do të bëhet hulumtim i mbi 600 vullnetarëve nga e gjithë Amerika e Veriut që nuk janë të infektuar me HIV.

“Nëse mund të provojmë se kjo vaksinë është efektive në parandalimin e virusit HIV, ne mund të ndalojmë epideminë e SIDA-s, dhe ky do të jetë një kontribut i madh për njerëzimin”, tha Kang.

Nëse testet e ardhshme provojnë të jetë të suksesshme, vaksina do të testohet në 6.000 vullnetarë në mbarë botën.

 

 

Shpërndaje në: