Historia do të flasë përgjithmonë për këtë video ku shihet Messi duke u tallur me fansat e Real Madridit midis ‘Bernabeut’

Historia do të flasë përgjithmonë për këtë video ku shihet Messi duke u tallur me fansat e Real Madridit midis ‘Bernabeut’

Pjesë e arsyes pse karriera e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos diskutohet aq shumë, është se ata janë dy konkurrentët e të gjithëve për futbollistin më të mirë në histori, në epokën e rrjeteve sociale.

Derisa më parë, emrat si Pele, Diego Maradona dhe Johan Cruyff e kanë pasur elementin e misterit brenda tyre pasi askush nuk i ka parë ata jashtë fushës së gjejlbër, Messi dhe Ronaldo nuk e shijojnë atë luks.

Dhe për këtë është interesante kur publikohen pamje të njërit nga të dy që nuk i kanë parë shumë njerëz, transmeton Periskopi.

Pikërisht kjo ndodhi së fundmi, kur një video në ‘YouTube’ u rishfaq nëpër rrjetet sociale, teksa shihet Messi duke shënuar kundër Real Madridit të Ronaldos.

Ai shënoi nga penalltia në ndeshjen e vitit 2017, para se të vërshëllehej nga fansat vendës në ‘Bernabeu’.

Pasi shënoi prapa krahëve të Keylor Navasit, Messi vrapoi drejt fansave të Real Madridit me krahët e hapur dhe – pasi u përshëndet nga shokët e skuadrës – ai u kthye nga fansat madrilenë duke bërë një gjest të fundit tallës.

Shikoni më poshtë rastin. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: