Nëna e Romelu Lukakut duhej ta merrte çertifikatën e tij të lindjes në ndeshje, për ta vërtetuar moshën

Nëna e Romelu Lukakut duhej ta merrte çertifikatën e tij të lindjes në ndeshje, për ta vërtetuar moshën

Një foto e 13-vjeçarit Romelu Lukaku është rishfaqur në internet, pas raportimeve se se sulmuesi i Interit ka refuzuar afrimin e ish-klubit, Chelseat, këtë verë.

Vetëm si 13-vjeçar, Lukaku dukej se po shkonte në rrugë të shpejtë në shndërrimin e një gjiganti në futboll, teksa tash si 28-vjeçar udhëheq sulmin e Simone Inzaghit në Serie A.

Në moshën 5-vjeçare, Lukaku filloi karrierën duke luajtur për klubin lokal, Rupel Boom, para se eventualisht të zbulohej nga skautët e skuadrës belge, Lierse.

Dhe sipas ish-agjentit të tij, Mino Raiola, nëna e Lukakut detyrohej të merrte me vete çertifikatën e lindjes së të birit në ndeshje, për ta vërtetuar moshën e tij.

Raiola kishte thënë për ‘Exoressen’ më 2017: ”Pyetja e parë e tyre ishte nëse ai është i bardhë apo i zi.

”I pyeta çka ka rëndësi? A mendoni se kjo ndodhë në sportin amerikan? Scottie Pippen, a është i zi apo i bardhë? Kujt i intereson? A mund të luajë basketboll? A mund të luajë futboll?

”Për Lukakun, ky ka qenë gjithmonë problem. Po flisja me nënën e tij. Eventualisht, ajo shkonte në ndeshjet e të rinjëve me çertifikatë të lindjes.

”Ajo gjithmonë përfundonte me prindër të tjerë që nuk mendonin se ai ishte 12 apo 14-vjeçar. Gjithmonë kishte grindje kur ai shënonte tre apo katër gola.

”Ai ishte më i madh dhe fizikisht i fortë, po. Por ata bërtisnin se nuk kishte moshën e duhur.

”Kështu që ajo merrte çertifikatën e lindjes. Ai lindi në Belgjikë, por ata shpërndan raporte fallco që ka lindur në Afrikë. ‘Ja ku e keni,’ ju tha ajo.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: