Virgil van Dijk u mundua me krejt qenien ta mbajë buzëqeshjen pas shakasë së kundërshtarit në tunel

Virgil van Dijk u mundua me krejt qenien ta mbajë buzëqeshjen pas shakasë së kundërshtarit në tunel

Mbrojtësi gjigant i Liverpoolit, Virgil van Dijk së fundmi realizoi rikthimin e shumë pritur.

Pas 285 ditëve jashtë fushës për shkak të lëndimit të rëndë në ligament, holandezi luajti 20 minuta në humbjen 4-3 të Liverpoolit kundër Hertha Berlint, më 29 korrik.

Van Dijk konsiderohej gjërësisht si qendërmbrojtësi më i mirë në botë para lëndimit dhe Jurgen Klopp do të shpresojë se ai do të jetë në 100 përqindshin e tij kur të fillojë sezoni i ri, më 14 gusht, transmeton Periskopi.

Liverpooli i ka edhe dy ndeshje të tjera parasezonale për t’i zhvilluar (kundër Athletic Bilbaos dhe Osasunas), para ndeshjes hapëse të sezonit në Premier League kundër Norëich Cityt.

Sidoqoftë, arsyeja pse ju keni klikuar në këtë artikull është për shkak të një momenti interesant ku u përfshi mbrojtësi dhe sulmuesi i ëatfordit, Troy Deeney, në mars të vitit të kaluar.

Qendërsulmuesi e preku maskotën e tij dhe tha: ”Po të kishe paguar më shumë, do të qëndroje afër tij,” duke drejtuar gishtin nga Van Dijk.

Ky koment qartazi e bëri të qesh Van Dijkun, i cili u mundua shumë ta mbante buzëqeshjen.

Shikoni momentin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: