Futbollistët po refuzojnë të vaksinohen, Premier League në tealshe
Disa lojtarë ende po refuzojnë të bëjnë vaksinimin dhe sipas The Sun, për shkak të preferencave personale ose për shkak të besimit të tyre, gjë që po shkakton ndasi në disa dhoma të zhveshjes.
Një klub Championship thuhet se është detyruar të izolojë lojtarët pasi një lojtar, i cili nuk ishte vaksinuar, rezultoi pozitiv me coronavirus.
“Një lojtar këtu refuzoi të vaksinohej dhe tani është i infektuar. Pastaj në ditët në vijim lojtarët dhe stafi tjetër rezultuan pozitivë”.
Planet para sezonale të Manchester United u goditën në fillim të kësaj jave kur disa lojtarë dhe stafi i regjistruar kishin rezultuar pozitiv në testet e bëra.
Kjo do të thotë që klubi anuloi miqësoren e tyre me Preston North End, që do të thotë se ata kanë vetëm katër miqësore para sezonit. Testet PCR më pas dëshmuan se asnjë nga lojtarët ose stafi nuk kishin rezultuar pozitivë.
Sipas burimeve, një lojtar i Ligës Premier nuk ishte në gjendje të përfundonte një transferim këtë javë për shkak të një testi pozitiv të COVID-19.
Një lojtar tjetër nuk mund të përfundojë bisedimet për kontratën për të njëjtën arsye, pasi coronavirus vazhdon të ndikojë në futboll pas një viti plus pa tifozë në stadiume.
Nga 16 gushti rregullat do të ndryshojnë në Angli, që do të thotë se ata që janë të vaksinuar plotësisht do të duhet të raportojnë vetëm teste negative në mënyrë që të shmangin izolimin.
Megjithatë muajin e kaluar u raportua se nga tetori, lojtarët, stafi dhe tifozët mund të duhet të vaksinohen dy herë për të marrë pjesë në ndeshje.