“Celina ka komplikime në zemër, lidhet me Covid-19”

“Celina ka komplikime në zemër, lidhet me Covid-19”

Një lajm tejet shqetësues vjen nga Franca, lidhur me lojtarin e kombëtares së Kosovës, Bersant Celina.

David Linares, trajner i skuadrës së Dijon, ka dhënë disa komente lidhur me mungesën e mesfushorit kosovar.

Sipas fjalëve të trajnerit, Celina duket se ka probleme me zemër, dhe këto probleme lidhen me virusin Covid-19.

“Bersant Celina ka probleme që lidhen me Covid-19. Komplikimet prekin zemrën dhe nuk duhet të rrezikojmë”, ka thënë Linares, për faqen zyrtare të Dijon, transmeton Periskopi.

Celina është një nga pikat kyçe të kombëtares së Kosovës dhe këto lajme prekin secilin futbolldashës kosovar.

Mbetet të shihet se si do të arrijë magjistari me numrin 9 të përballet me këtë problem. /Periskop/

Shpërndaje në: