Miami liron Igoudalan – Lakers dhe Warriors destinacioni i mundshëm për basketbollistin

Miami liron Igoudalan – Lakers dhe Warriors destinacioni i mundshëm për basketbollistin

Andre Igoudala nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Miami Heat.

Skuadra nga Florida, Miami Heat, kanë vendosur që të mos vazhdojnë bashkëpunimin me lojtarin Andre Igoudala, bën të ditur Adrian Wojnarowski, transmeton Periskopi.

Një nga lojtarët më të mirë defensivë në ligë do të mbetet kështu lojtar i lirë. Interesimi për ish MVP e finaleve nuk është i vogël, dhe qysh tani ai lidhet me skuadra si Lakers dhe Warriors.

Lakers po shohin opsionet për të afruar një veteran në skuadër dhe Igoudala mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë.

Por, edhe ish skuadra e Iggy, Golden State Warriors, mbetet një opsion serioz për të.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi që lojtari do të marrë për të ardhmen e tij. Raportet e mira të tij me Rob Pelinka e afrojnë atë më shumë me skuadrën nga Los Angeles. /Periskopi/

Shpërndaje në: