Çerekfinalet e Lojërave Olimpike një ‘luks i tepruar’ – ekzaltim për tifozët e basketbollit
Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet për çerekfinalet e Lojërave Olimpike Tokio 2020, në basketbollin e meshkujve.
ShBA-të do të kenë përballë skuadrën e Spanjës, pasi mbyllën grupin në pozitën e dytë të Grupit A, kurse Spanja në pozitën e dytë të grupit C, shkruan Periskopi. Kjo njëkohësisht pritet të jetë çerekfinalja më atraktive.
Fituesit e grupit C, Sllovenia, të udhëhequr nga Luka Doncic, do të përballen me Gjermaninë, të cilët u kualifikuan si vendi i tretë më i mirë.
Franca në anën tjetër, si fituese e grupit A do të përballet me Italinë që e mbylli grupin B në pozitën e dytë.
Australia si fituese e grupit B dhe Argjentina si vendi tjetër i tretë që u kualifikua, përmbyllin çiftet çerekfinaliste.
Pra, ShBA – Spanjë, Francë – Itali, Argjentinë – Australi, Slloveni – Gjermani janë çerekfinalet që nuk duhet t’i humbni. /Periskopi/